Home > Press Room > Press Releases > 

Shqipëria njofton se është e pastër nga minat kundër personit

Tiranë, 8 Tetor, 2009 – “Sot  ne mund të themi se vizioni i një Shqipërie të pastër nga minat u realizua. “Sipas Z. Petrit Karabina, Kryetar i Komitetit Shqiptar të Veprimit ndaj Minave, Shqipëria është vendi i dytë në Europën Juglindore i cili deklaron të ketë pastruar të gjitha zonat e minuara, në bazë të detyrimeve të Konventës për Ndalimin e Minave kundër Personit.

 “Pas pothuajse një pune dhjetevjecare, Shqipëria është krenare të deklarojë se ajo ka përmbushur detyrimet e Konventës përpara afatit të percaktuar” u shpreh z. Karabina. “Mbi 14 million metra katrorë tokë e minuar, tashmë është pastruar nga minat për t’iu dorëzuar komunitetit për përdorim. Tashmë njerëzit në verilindje të Shqipërisë mund të përdorin tokën e tyre dhe të ndihen të sigurt”. Sipas Z. Karabina, duke pastruar zonat e ndotura me mina, “Shqipëria tregoi vullnetin e saj per të promovuar paqen në rajonin e Europës Juglindore”.

Ky njoftim bëhet i ditur gjatë Seminarit Rajonal të Tiranës për një Europë Jugglindore të Pastër nga Minat. Seminari është një nga aktivitetet të cilat i paraprijnë Samitit të Kartagjenës për një Botë të Pastër nga Minat”, i cili do të mbahet në Kolumbi në 30 nëntor – 4 dhjetor, 2009. 

Presidentja e Samitit të Kartagjenës, Ambasadorja Susan Eckey nga Norvegjia, gjatë fjalimit të saj në seminar tha: “Ne jemi një hap më afër qëllimit tonë për ti dhënë fund vuajtjeve të shkaktuara nga minat kundër personit”. Ambasadorja Eckey shtoi, “në Samitin e Kartagjenës ne do të kemi mundësinë ti referohemi progresit mbresëlënës të Shqipërisë si dhe punës së konsiderueshme që mbetet për tu bërë në vendet e tjera dhe në sigurimin e asistencës për të aksidentuarit nga minat kudo që ata ndodhen”.

 “Ndërsa ne jemi krenare për arritjet tona, Shqipëria ende përballet me sfida për të përmbushur nevojat e të aksidentuarve nga minat dhe për të garantuar të drejtat e të aksidentuarve”, u shpreh Z. Karabina. “Gjithashtu, në Shqipëri puna duhet të vazhdojë për të adresuar kërcënimin e vazhdueshëm të shkaktuar nga municionet e paplasura.

Minat ne Shqiperi

Minat jane vendosur ne territorin e Shqiperise ne vitin 1999 nga ish- Republika Federale e Jugosllavise gjate konfliktit te Kosoves. Gjithashtu, Shqiperia duhet te perballej dhe me problemet e shkaktuara nga mbetjet eksplozive te luftes gjate te njejtit konflikt qe ndoten rrethet e Kukësit, Hasit and Tropojës.

Qindra Shqiptare kane rene viktima te minave dhe municioneve te tjera ta paplasura qe nga fundi i konfliktit. Sipas z.Karabina, nje nga sfidat qe mbetet akoma ne Shqiperi eshte ndertimi i kapaciteteve te protezave dhe ortezave si dhe mbajtja e kapaciteteve mjekesore ne zonat ne nevoje.

Konventa e Ndalimit te Minave kunder Personit

Samiti i Kartagjenes eshte emri qe i eshte dhene Konferences se Dyte te Rishikimit te Konventes se Ndalimit te Minave kunder Personit. Konventa e Ndalimit te Minave kunder Personit eshte emri i shkurter i Konventes se vitit 1997 per Ndalimin e Perdorimit, Magazinimit, Prodhimit, dhe Transferimit te minave kunder-personit si dhe per Shkaterrimin e Tyre. Konventa ndalon minat kunder personit dhe i kerkon shteteve qe e ratifikojne te shkaterrojne te gjitha stoqet egzistuese, pastrojne zonat e minuara dhe te asistojne te aksidentuarit.


Per me shume detaje per Seminarin e Tiranes ju lutem kontaktoni: Zj. Juliana Buzi, Specialiste Programi, Mob: +355 69 20 66 991, Email: amaealbania(at)amae.org.al

Nese doni me shume informacion per Samitin e Kartagjenes per nje Bote pa Mina apo te rezervoni nje interviste, ju lutem kontaktoni Laila Rodriguez  +41 (0) 22 906 16 69 ose cel. +41 (0) 79 663 89 77 ose e-mail: l.rodriguez(at)gichd.org

Per informacione te metejshme, akreditim dhe regjistrim apo per te marre foto te rezolucionit te larte vizitoni zyren e shtypit ne: www.cartagenasummit.org dhe www.cartagenasummit.gov.co.